Szczesny: Futbolli i bukur, kjo është ajo që më emocionon për Barçën

Portieri polak, Wojciech Szczesny, po kalon një formë të mirë prej se është rikthyer në futboll.
Pasi që u pensionua në fund të sezonit të kaluar me Juventusin, ai bëri rikthimin e tij të bujshëm nga pensionimi pas krizës në portë të Barcelonës.
Madje, polaku është shprehur tejet i lumtur me kohën e tij në Katalunjë, ku thotë se luajnë futboll të bukur.
“Futbolli i bukur, kjo është ajo që më emocionon për Barçën. Juventus fokusohet kryesisht në arritjen e rezultateve, ndërsa Barça, ka një gëzim të pastër ngjitës në futboll. Nuk është çudi që miliona fansa janë të ndikuar nga kjo qasje”, u shpreh Szcezsny.
Që nga rikthimi i tij, Szczesny ka bërë 16 paraqitje me “blaugranat”, ku 8 herë ka arritur të mbajë portën e paprekur./IndeksOnline/