75 Mall Live Search
10:03 / E Martë, 11 Qershor 2024 / LB

Szczesny gjithnjë e më afër t’i ribashkohet Ronaldos në Arabi

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny është gjithnjë e më afër largimit nga Juventusi.

Szczesny, pritet të bëhet ylli tjetër që lë Evropën për Arabinë Saudite, më saktësisht tek Al-Nassr-i.

Siç raporton Fabrizio Romano, portieri polak do të nënshkruajhë kontratë dyvjeçare me detajet përfundimtare që do të sqarohen dhe më pas pritet drita jeshile së shpejti.

Tek Al-Nassr, Szczesny pritet t’i ribashkohet Cristiano Ronaldos, ku kanë luajtur për 3 vjet së bashku te Juventusi.

Juventusi, do të marrë rreth 5 milionë euro dhe do të kursejë pagën e tij, shkruan IndeksOnline.

Szczesny, i është bashkuar Juventusit nga Arsenali në vitin 2017 ku zëvëndësoi Gianluigi Buffonin dhe gjithsej ka bërë 252 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”, duke fituar 3 herë titullin e Serie A-s dhe po ashtu 3 herë Kupën e Italisë./IndeksOnline/