75 Mall Live Search
23:45 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Szczesny: Jam i lumtur për rikthimin e Buffon

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, i cili u paraqit në konferencën për shtyp në Nanjing sot, foli për kthimin e Gianluigi Buffon, shkruan Indeksonline.

“Unë jam shumë i lumtur me kthimin e Gigi, kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të, e ndërtuar dy vjet më parë. Tani ai është kthyer dhe është një nënshkrim i madh për klubin”, deklaroi ai.

Menjëherë pas rikthimit të tij, Buffonit iu ofruar numri 1 i fanellës nga Wojciech Szczesny por italiani e refuzoi atë.

Po ashtu, Buffonit iu ofrua edhe shiriti i kapitenit por veterani u tregua modest duke thënë se ai ka ardhur këtu të jap e jo të marrë.

Polaku do të jetë portieri i parë i klubit italian, ndërsa Buffon do të jetë portieri i dytë/Indeksonline/