15:16 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Szczesny ka ëndërr të bëjë atë që bëri Strakosha

Vojçek Szczesny në një intervistë të dhënë ditën e djeshme, polaku ka pranuar se në fillimet e tij ka pasur një tjetër pozicion në fushë.

“Sot luaj në portë dhe e dashuroj rolin tim, por kur nisa të luaj futboll më pëlqente që golat t’i shënoja dhe jo t’i ndalja.

Nuk isha shumë i zoti në atë zonë të fushës dhe trajneri më vendosi në portë. Sot jam edhe pak trajner sepse shoh të gjitha lëvizjet e skuadrës, por shokët rrallë më dëgjojnë, pasi në stadium ka shumë zhurmë” tha polaku për fillimet e karrirës së tij.

“Dua të bëj një ndeshje të madhe dhe në minutën e 90-të të pres një penallti” tha Szczesny duke treguar ëndërrën më të madhe që poseidon momentalisht, duke treguar se ai dëshiron dikçka të ngjashme me atë që bëri Strakosha kundër Juventusit. Ku në minuën e 95 i priti penalltinë Paolo Dybalas, duke mos ia lejuar barazimin.