75 Mall Live Search
22:13 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Szczesny: Kam rezervistë portierin më të mirë në histori

Wojciech Szczesny ka thënë me shaka se po luan para njërit nga portierët më të mirë në histori.

“Së fundmi thashë se isha një portier rezervë te Roma kur aty ishte portieri më i mirë në botë, Alisson, i cili tani është te Liverpool. Tani te Juve, rezerva ime është një nga më të mirët në histori.

Kjo do të thotë se mbase unë jam portieri më i mirë në botë dhe i historisë” shprehet polaku për Sportoway.

“Seriozisht, një tjetër vit me Gigi-n do të jetë një eksperiencë shumë e mirë për mua dhe më bëhet qejfi që është kthyer. Mundësia për t’u stërvitur me të, të bisedoj, të mësoj gjëra të reja, nuk mund të blihet”, ka thënë portieri i Juventusit.