75 Mall Live Search
23:45 / E Enjte, 13 Prill 2023 / Gj. Sh

Szczesny kishte probleme me zemër, u detyrua të largohet para kohe

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczęsny, u detyrua të largohet nga loja në fund të pjesës së parë ndqaj Sportigut, pasi kishte probleme me zemër.

Portieri polak në fundin e pjesës së parë filloi të ndjente dhimbje gjoksi dhe menjëherë bëri thirrje për një zëvendësim, shkruan IndeksOnline.

Ai u zëvendësua menjëherë nga fusha dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.

Pas ekzaminimeve u vertetua se nuk ka ndonjë problem të madh.

“Bëmë kontroll mjekësor, gjithçka është mirë”.

Isha i shqetësuar, nuk mund të merrja frymë por tani ndihem mirë. Testet konfirmuan se nuk ka asnjë problem”, deklaroi Szczęsny pas ndeshjes./IndeksOnline/