75 Mall Live Search
09:40 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / G T

Szczesny me mesazh para finales: Ju lutem mos bëni si unë, mos e pini duhanin!

Portieri i Barcelonës, Szczesny ka dhënë një mesazh para ndeshjes finale që zhvillohet sonte ndaj Real Madridit në Kupën e Mbretit.

Polaku është konsumues i rregullt i duhanit, dhe kjo gjë u bë shumë  e madhe pasi nënshkroi me ekipin katalunas, shkruan Indeksonline

Ai thotë se duhani i mbeti kur ishte fëmijë, pasi iu krijua një zakon tepër negativ.

“Të lutem mos bëni si unë, mos e pini duhanin. Unë e humba betejen me të kur ishte i ri. Më krijoi një zakon teper negativ dhe unë e di këtë shumë mirë, por s’mund ta lë”, u shpreh Szczesny

Sonte ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet nga ora 22:00 në stadiumin e Sevillës./Indeksonline/