Szczesny për penalltinë e pritur të Mbappe: Ishte mjaft e qartë
Barcelona u mund ngushtë në El Clasico nga Real Madridi, megjithatë në minutat e fundit pati rastin të barazonte rezultatin ndaj “Los Blancos”, ndonëse madrilenët kishin dominuar për pjesën më të madhe të orës së parë të ndeshjes.
Kjo ndodhi vetëm falë Wojciech Szczesny-t. Portieri polak bëri një sërë pritjesh të shkëlqyera në “Bernabeu”, dhe ndonëse mungesa e Joan Garcia-s ishte konsideruar e rëndësishme, Szczesny rezultoi të ishte një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës. “Blaugranat” mbetën në lojë pas pritjes së penalltisë së Kylian Mbappé nga polaku.
Duke folur në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit në YouTube, Szczesny shpjegoi si i qaset penaltive në përgjithësi:
“Studioj shumë. Para çdo ndeshjeje, shikoj 20 penaltitë e fundit të dy ose tre ekzekutuesve kryesorë. Ndonjëherë mund të vëresh diçka gjatë karrierës së tyre. Disa gjuajnë ndryshe në varësi të momentit të ndeshjes ose rezultatit. Mundohem të kem sa më shumë informacione të mundshme,” ka cituar “Mundo Deportivo”.
Kur Mbappé u afrua për të gjuajtur, Szczesny tha se ishte e qartë se ku do të synonte francezi:
“Ishte mjaft e qartë, edhe penalltinë e fundit e kishte gjuajtur ashtu. U ndjeva i sigurt, e dija që do të zgjidhte të njëjtën anë. Pastaj, të mbetet vetëm të lutesh që ta kapësh topin.”

