75 Mall Live Search
09:03 / E Premte, 14 Prill 2023 / B O

Szczesny pësoi takikardi, sa është i rrezikshëm ky problem në zemër

Wojciech Szczesny ka frikësuar të gjithë dje me sëmundjen e papritur që kishte në ndeshjen ndaj Sportingut.

Portieri i Juventusit u detyrua të lë fushën në pjesën e parë pas një shqetësimi shëndetësor të momentit që kishte. Mjekët kanë konfirmuar se polaku pësoi takikardi.

Takikardia përfaqëson përshpejtimin e ritmit të zemrës, pra shpeshtimin e rrahjeve të saj në një minutë (përshpejtim jonormal i ritmit të zemrës, me mbi 100 rrahje/minutë.), që ndodh për arsye të ndryshme.
Palpitacionet përfaqësojnë ndjesinë e goditjeve të forta dhe jonormale në zonën e zemrës, që përgjithësisht shoqërohen me ndjenjë ankthi dhe vështirësi në frymëmarrje. Shpesh, ato janë kalimtare dhe të padëmshme, por në raste të rralla mund të jenë tregues i pranisë së një sëmundjeje të caktuar.

“Tani jam mirë dhe kontrollet thonë se gjithçka është në rregull. Ishte e frikshme, po mundohesha të merrja frymë dhe nuk arrija ta bëja këtë. Më kapi një ndjenjë ankthi. Përgëoj Perin për pritjet që i ka bërë në portë” ka thënë Szczesny pas ndeshjes./Indeksonline/