Szczesny tregon se kush e bindi të transferohet te Barcelona

Wojciech Szczesny sot zyrtarisht është bashkuar me Barcelonën.
Portieri polak u rikthye nga pensionimi dhe ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025, shkruan IndeksOnline.
Ai do të jetë zëvendësues i Marc Andre Ter Stegen, i cili është lenduar dhe sezoni për gjermanin tashmë ka përfunduar.
Szczesny ka thënë se ishte bashkëkombasi i tij, Robert Lewandowski që e ka kontaktuar dhe bindur për tu bashkuar me Barcelonën.
”Lewandowski ishte personi i parë që më thirri për të parë mundësinë që unë të vija sepse isha në pension. Ai duhej të më bindte sepse në fillim nuk isha i sigurt nëse doja sfida të reja. Më pas fola me familjen dhe miqtë e mi dhe të gjithë më thanë se do të ishte marrëzi të mos e pranoja dhe unë u pajtova për këtë arsye Roberti luajti një rol shumë të rëndësishëm, sepse ai ishte i pari që kishte idenë për të më bindur.”, ka thënë portieri polak për faqen zyrtare të Barcelonës.
”Është një moment krenarie maksimale. Sinqerisht, isha i përgatitur për pension. Isha i lumtur. Nuk do ta kisha bërë për asnjë klub tjetër. Këto dy ditët e para në qytet dhe duke parë sesi njerëzit më kanë trajtuar dhe si Është e rëndësishme për ta që ai më ka bërë të ndihem krenar dhe jam pjesë e kësaj familjeje emocionuese.”, deklaroi Szczesny./IndeksOnline/