75 Mall Live Search
14:08 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Szijjártó: Hungaria mbështet zgjerimin e Shqipërisë, bisedimet të nisin menjëherë!

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin ka diskutuar për integrimin e Shqipërisë në BE, interesin e përbashkët strategjik.

Ministri Cakaj ka theksuar se mbetet me shpresë të plotë duke llogaritur edhe në mbështetjen e shteteve mike si Hungaria se ajo që është aspiratë historike për Shqipërinë do të bëhet realitet në tetor.

Ai në konferencë është pyetur edhe për zgjedhjet në Shqipëri, duke thënë se nuk i takon të flas për vendimin e Këshillit të Evropës për të anuluar misionin vëzhgues në zgjedhjet e 30 qershorit, raporton Indeksonline.

“Nuk më takon të komentoj për vendimet e organizatave të caktuara se pse nuk vijnë në Shqipëri për zgjedhje, por mbajtja e zgjedhjeve më 30 qershor është legjitime dhe ka marr mbështetjen e të gjithë akterëve relevantë. Për këtë kemi marr edhe mbështetjen e pamohueshme të jashtme dhe zgjedhjet padyshim që mbahen me 30 qershor. Deri tani ka qenë sukses i padiskutueshëm i Shqipërisë që kemi shmang reflektimin e situatës në këshill”, ka theksuar Cakaj.

Sipas tij, nuk ka nevojë që të tjerët të bëjnë sjellje aventuriere, të bartin një rrezik të tillë që rruga e Shqipërisë drejt BE të vështirë tutje, prandaj sjellja e secilit është e detyrimit ndërkombëtar.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó tha se sot ka ardhur të tregoj se Ballkani perëndimor është në fokusin e politikës së jashtëM të Hungarisë dhe për ne ka një rëndësi të veçantë ajo qoftë nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, ekonomike etj se çka po ndodh në Ballkan.

“Hungaria jo vetëm që e ndihmon dhe e mbështet zgjerimin por një nga drejtimet kryesore do të mbaj Evropa. Mendojmë që në këtë zgjerim kjo do ta forcoj edhe më tepër Evropën e  bashkuar dhe vendimin e javës së kaluar që e ka shtyrë lidhur me hapjen e bisedimeve të integrimit, e quajmë kontradiktore me vendimin e parimit të saj e që është kundër interesave të Hungarisë. Nga mbledhja e Luksemburgut me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të nisim menjëherë bisedimet e integrimet. Një pjesë e argumenteve që janë përmend në mbledhjen e këshillit është qesharake, disa nga anëtarët janë justifikuar me kohën e kufizuar për të vendosur dicka të tillë, por kjo është pakuptimtë”, ka thënë Szijjártó.

Sipas tij, këtu është bërë një taktikë e fitimit të kohës jo aq e ndershme për shkak të presionit nga Franca, e komisionit të Evropës u detyruar të shtyjë vendimin pas zgjedhjevë të Evropës. Kjo u dha mundësinë gjermanëve që ti referohen mungesës së vendimit. Ne si Hungari vazhdimisht do të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për tu bashkuar sepse kemi lënë dy nga ekspertët tanë pranë ministrisë së punëve të jashtme të Shqipërisë, të cilët do të vazhdojnë të punojnë sa më shumë për rrjedhën e integrimit. Ne mund të pajtohemi me komisionin në një pikë, sepse ka thënë që është viti 2025 kur mund një shtet i ri të bëhet pjesë e BE-së, e kjo është e papranueshme. Janë mbi 2000 ditë e pse duhet të presim kaq gjatë për të marrë një shtet të ri në Evropën e bashkuar”, ka thënë tutje Szijjártó. /Indeksonline/