15:32 / E Enjte, 15 Prill 2021 / OSH

Szunyog komenton pas emërimit të Drejtorit të AKI-së

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur pas emërimit të Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

“I kënaqur tek shoh që një i diplomuar në programin e bursave të BE-së “Young Sell Scheme” është emëruar Drejtor i AKI-së”, ka thënë Szunyog.

“Të diplomuarit në “Young Sell Scheme” kanë potencial të madh. Jam i lumtur që ata kontribuojnë në kapacitetet institucionale të Kosovës”.