75 Mall Live Search
10:01 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / AR

Szunyog: Llogaridhënia financiare e partive është esenciale

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog po kërkon nga partitë politike që të kalojnë projektligjin për Financimin e Partive Politike.

Kështu tha ai përmes një video në tryezën e diskutimit ku po diskutohet projektligji për financimin e partive politike.

“Draftligji ka shkuar vitin e kaluar në Kuvend por, zgjedhjet e kanë ndërprerë. Financimi i Partive Politike është një fushë, e cila duhet të ketë reformë urgjente për ta ngritur llogaridhënien. Legjislacioni i ri do të ndihmojë në luftimin kundër korrupsionit.

Këto hapa duhet t’i bëjë sa më parë Kosova. Llogaridhënia financiare e partive është esenciale. Këto rekomandime janë të rëndësishme. Qeveria është  përkushtuar për të ndryshuar ligjin. Kjo varet nga një konsensus i gjerë i partive politike dhe inkurajomë t’i tejkalojnë pengesat e të punojnë në këtë projektligj”, u shpreh ai./Indeksonline/