Szunyogu mirëpret miratimin e Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Pas tentativës së shtatë, me 64 vota deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë arritur që ta miratonin Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike
Për këtë ka reaguar ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.
Ai ka thënë se është i kënaqur që është arritur që të votohej në parim Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
“Të kënaqur që Kuvendi i Kosovës më në fund arriti të miratojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike në leximin e parë. Shpresoj që deputetët të marrin në konsideratë komentet e bëra nga BE-ja dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë në punën e tyre për përfundimin e këtij legjislacioni të nevojshëm”, ka shkruar Szunyog në Twitter.