Ta ndihmojmë për Bajram familjen nga Peja, iu dogj shtëpia dhe më pas u sëmurë nëna

Një familje nga Peja ka nevojë për ndihmën tonë. Pak javë më parë, shtëpia e tyre tek stacioni i trenit është djegur e tëra për shkak të një defekti elektrik.
Ka disa javë që familja e njohur për redaksinë e Indeksonline ka mbetur pa ambient po aktualisht po strehohet tek disa të afërm.

Nga mërzia e djegies së shtëpisë dhe halleve në familje, kryefamiljarja ka pësuar sulm në zemër.

Lutja e vetme e familjes nga Peja është që të gjithë ata që kanë mundësi ta ndimojnë me të holla për të bërë renovimin e shtëpisë e cila ndodhet vetëm në mure.

Kushdo që ka mundësi dhe dëshiron të gëzojë një familje për festën e Bajramit, mund të kontaktojë në numrin 049 610 311.

