75 Mall Live Search
09:34 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / H F

“Ta vendosim Kamalën në ring me Mike Tysonin”, Trump kërkon votën e myslimanëve në tubimin e fundit

Donald Trump nuk e braktisi retorikën e dhunshme as në ditën e fundit të fushatës. Në një miting në Pensilvani, ish-presidenti amerikan sugjeroi që Kamala Harris të dilte në ring me boksierin Mike Tyson.

“Vëreni Mike në ring me Kamalan. Do të jetë interesante”, tha Trump.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump akuzoi nënpresidenten Kamala Harris se do të “pushtojë Lindjen e Mesme”, duke u bërë një thirrje votuesve arabë dhe myslimanë që ta mbështesin për të fituar shtetin e Miçiganit në prag të zgjedhjeve amerikane.

“Ne po ndërtojmë koalicionin më të madh dhe më të gjerë në historinë politike amerikane, kjo përfshin një numër rekord votuesish arabë dhe myslimanë në Michigan, të cilët duan paqe. Ata e dinë se Kamala dhe kabineti i saj luftarak do të pushtojnë Lindjen e Mesme. Do të vrasë miliona myslimanë dhe do të nisë Luftën e Tretë Botërore”, shton manjati, duke premtuar se do të “rikthejë paqen” në rajon.

Ai përsëriti disa nga premtimet e tij zgjedhore, duke përfshirë se ai dëshiron dënimin me vdekje për çdo emigrant që vret një oficer të zbatimit të ligjit ose një qytetar amerikan.

Në mbyllje të tubimit, fëmijët e Trump u bashkuan me të në skenë, duke i bërë homazhe dhe duke inkurajuar të gjithë të votojnë.

“Si përfundim, me votën tuaj ne do të pushojmë Kamalën dhe do të shpëtojmë Amerikën. Ne do të ulim taksat dhe inflacionin tuaj, do të ulim çmimet tuaja, do të rrisim pagat tuaja dhe do të sjellim mijëra fabrika në Amerikë dhe në Michigan”, tha ai duke brohoritur. (A2 Televizion)