Tabela e Champions League pas ndeshjeve të javës së shtatë
Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të javës shtatë të Champions League.
Bayern Munich, Barcelona, Liverpul, Juventus e Chelsea kanë shënuar fitoret e radhes, shkruan IndeksOnline.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga përfundimi i fazës së ligës, Arsenal si lidere e tabelës me 21 pikë dhe Bayern Munich me 18 pikë, tashmë edhe matekatikisht kanë siguruar 1/8 e finales.
Real Madrid dhe Liverpuli renditen në pozitat 3-4 me nga 15 pikë, Tottenham e pesta me 14 pikë, derusa PSG, Newcastle United dhe Chelsea me nga 13 pikë janë në pozitat, gjashtë, shtatë dhe tetë.
Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së shtatë, Eintracht Frankfurt, Slavia Praga, Villareal dhe Kairat Almaty tashmë janë eliminuar nga Champions League./IndeksOnline/


