75 Mall Live Search
15:46 / E Shtunë, 24 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme, Llapi ‘fërkon’ duart

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të xhiros së 22-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Ballkani ka gabuar përsëri, duke barazuar me Gjilanin para tifozë vendas, me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen tjetër Malisheva shënoi fitore ndaj Feronikelit ’74, me rezultat 2-1.

Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 45 pikë, dy më shumë se Llapi e cila me një fitore të mundshme nesër ndaj Prishtinës, do të jetë lider i ri i Superligës.

Në vendin e tretë ndodhet Drita me 40 pikë, ndërsa në vendin e katërt renditet skuadra Malishevës me 38 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 22 pikë, Fushë Kosova me 11 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë./IndeksOnline/