Tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme të javës së 14-të

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të javës së 14-të në Superligën e futbollit të Kosovës.
Malisheva ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit para tifozëve vendas në stadiumin ”Liman Gegaj”, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Fitore ka shënuar edhe skuadra e Gjilanit, e cila e mposhti në udhëtim Feronikelin ’74, me rezultat 0-3.
Drita vazhdon të jetë lider i Superligës me 28 pikë, i ndjekur nga Ballkani e Malisheva me nga 25 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Llapi me 16 pikë, Ferizaji me 14 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 ka vetëm 3 pikë./IndeksOnline/
