75 Mall Live Search
16:53 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Tabela e Superligës pas javës së 22-të, Drita rikthehet në vendin e parë

Sot ka përfunduar java e 22-të e Superligës së Kosovës.

Në këtë javë pati ndeshje tejet interesante, transmeton Indeksonline.

Prishtina arriti të shënoj fitore në minutën e fundit kundër Trepçës 89 në stadiumin “Riza Lushta”.  Kryeqytetasit fituan me rezultat 1:2.

Drita iu rikthye fitoreve duke e mposhtur me rezultat 3:1 Besën e Pejës, që duket se tashmë janë pajtuar me rënien nga liga.

Llapi shkaktoi befasinë duke mposhtur Ballkanin me rezultat 1:0. “Legjendat” shënuan fitore edhe pse ishin me një futbollist më pak në fushë.

May be an image of playing a sport and grass

Drenica dhe Gjilani u ndanë në paqe. Ndeshja përfundoi me rezultat 0:0. Arbëria pësoi humbje të thellë nga Feronikeli, me rezultat 0:3.

Pas përfundimit të javës së 22-të, Drita rikthehet në vendin e parë. “Intelektualët” kanë 47 pikë, dy më shumë se vendi i 2-të, Ballkani.

Vendin e 3-të është Prishtina me 44 pikë. “Plisat” kanë krijuar diferencë të madhe me vendin e 4-të, Gjilanin.

“Skifterat” kanë 32 pikë, katër më shumë se vendi i 5-të Trepça  89.

Feronikeli është në pozitën e 6-të dhe ka 27 pikë, kurse Llapi është në vendin e 7-të me 26 pikë.

Arbëria gjendet në pozitën e 8-të dhe ka 25 pikë, një më shumë se Drenica që është në pozitën e parafundit.

Kurse, Besa e Pejës është në pozitën e fundit me 7 pikë dhe pagjasë se mund t’i shpëtoi rënies./Indeksonline/