Tabela e Superligës pas javës së gjashtë, Ballkani “arratiset”në krye

Drita dhe Gjilani e kanë mbyllur pa gola derbin e parë lokal të sezonit. Bardhekaltërit ishin më kërkues, por nuk patën formulën e duhur për të “thyer” mbrojtjen bardhekuqe.
Ndërkohë, pa gola kanë luajtur edhe Trepça ’89 e Feronikeli në “Riza Lushta”, në një ndeshje që solli shumë raste në fund të saj.
Drita mbetet mbi Gjilanin në renditje, saktësisht e dyta me 10 pikë, një më tepër se bardhekuqët.
Duhet theksuar që kampioni i Kosovës pa dy ndeshje më pak të zhvilluara, ndaj Llapit dhe Prishtinës.
Ndërkohë, Trepça ’89 e Feronikeli ndajnë pozitat 7 dhe 8 me nga 7 respektivisht 6 pikë.
Më poshtë renditja e plotë pas xhiros së gjashtë.
