Tabela e Superligës pas javës së nëntë
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.
Pas nëntë javësh, Ballkani është kryesues i tabelës me 20 pikë, dy më shumë se Drita dhe Gjilani me nga 18 pikë.
Llapi është në vendin e katërt me 17 pikë, një më shumë se Feronikeli, derisa Prishtina është e gjashta me 13 pikë.
Në zonën e barazhit janë Ferizaj me 9 pikë dhe Flamurtari me një më pak.
Dy skuadrat që rrezikojnë janë Vushtrria e parafundit me gjashtë pikë dhe Dukagjini e fundit me 4 pikë.
Kujtojmë se Prishtina dhe Drenica kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/
