75 Mall Live Search
19:27 / E Diele, 14 Qershor 2020 / C E

Tabela e Superligës pas ndeshjeve të xhiros së 24-të

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 0-2 duke marrë primatin me 49 pikë të grumbulluara, shkruan Indeksonline.

Dy pikë më pak ka Prishtinë që është në vendin e dytë me 47 pikë derisa Ballkani në vendin e tretë me 46 pikë, një më shumë se Gjilani.

Trepça ’89 (27 pikë), Ferizaj (25 pikë), Vushtrria (16 pikë) dhe Dukagjini (10 pikë) janë skuadrat që gjenden në katër vendet e fundit. /IndeksOnline/