Tabela e Superligës pas përfundimit të javës së 14-të
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani ka mposhtur Drenicën dhe vazhdojnë të qëndrojnë në krye të tabelës me 32 pikë.
Drita është në vendin e dytë me 27 pikë dhe një lojë më shumë se kryesuesi, shkruan Indeksonline.
Gjilani është në vendin e tretë me 23 pikë e ndjekur nga Prishtina me 21 pikë dhe Drenica me 18 pikë.
Arbëria dhe Trepça ’89 kanë nga 17 pikë derisa Feronikeli në vendin e tetë me 16 pikë.
Dy vendet e fundit në tabelë i ndajnë Llapi dhe Besa me 8 dhe 6 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/