Tabela e Superligës pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 33-të

Sot janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 33-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi, Ballkani po shkon drejt titullit të tretë radhazi, por që po ndiqet nga Drita e Llapi, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga Suhareka sot e ka mposhtur në udhëtim Malishevën, me rezultat 2-0.
Drita ka shënuar fitore 2-1 si mysafire e Prishtinës, derisa Llapi është ndalur me barazim 1-1 nga skuadra e Gjilanit.

Feronikeli ’74 ka marrë tre pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke e mposhtur Lirinë me rezultat 4-1, kurse Dukagjini ka fituar në udhëtim ndaj Fushë Kosovës, me rezultat 2-1.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 69 pikë, katër më shumë se Drita dhe Llapi.
Garë interesante në tre ndeshjet e fundit do të zhvillohet edhe për mbijetesë, me Feronikelin ’74 qe ka 37 pikë dhe Gjilanit me 36 sosh.
Ndersa Fushë Kosova me 20 pikë dhe Liria me 14 pikë janë përshendetur tashmë nga elita e futbollit kosovar./IndeksOnline/
