15:51 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Tabela e Superligës pas xhiros së 24-të, Drita s’ka të ndalur

Me dy ndeshjet e sotshme është mbyllur java e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Dritës vazhdon kryesimin në tabelë, pas fitores në derbin lokal ndaj Gjilanit me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

‘Intelektualët’ kryesojnë tabelën me 53 pikë, dy pikë më shumë se Ballkani (51 pikë).

Ekipi i Bledi Shkëmbit arriti fitore sot ndaj Arbërisë 6 me 2.

Në pozitën e tretë gjendet Prishtina, e cila ka grumbulluar 50 pikë në 24 ndeshje.

Zona e rënjes nga liga dhe ajo e barazhit është tejet interesante – me Besën e Pejës që tashmë është me një këmbë në Ligën e Parë dhe me ‘luftën’ e ashpër mes Drenicës, Arbërisë, Llapit dhe Feronikelit për pozitat larg zonës së rrëzikshme dhe barazhit.

Java e 25-të pritet të zhvillohet menjëherë në këtë vikend, me super ndeshje.

Besa e pret Llapin, Drenica e pret Arbërinë, Feronikeli luan derbin ndaj Prishtinës, Ballkani pret Dritën dhe Gjlani pret Trepça ’89./IndeksOnline/