Tabela e Superligës së Kosovës pas tri ndeshjeve të sotme

Të mërkurën janë zhvillua tre ndeshjet e para të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.
Vëmendja kryesore ishte në ballafaqimin ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës ku kampioni në fuqi mori tre pikë shumë të rëndësishme pas fitores 2-1 si mysafir.
Fitore të pritur mori Dukagjini që e mposhtu Feronikelin me rezultat 4-0, kurse Drenica mori një fitore shumë të madhe në ballafaqim me Ulpianën të cilën e mposhti me rezultat 3-1 duke e bere luftën për mbijetesë shumë të zjarrtë.
Lider i tabelës mbetet Ballkani me 66 pikë, 11 më shumë se Drita dhe Gjilani. Llapi është në vendin e katërt me 50 pikë, e pasuar nga Prishtina me 42 dhe Dukagjini me 39 pikë, aq sa ka edhe Drenica në vendin e shtatë.
Malisheva është e teta me 37 pikë, kurse Ulpiana me 24 dhe Feronikeli me 12 pikë e mbyllin renditen tabelare në Superligën e Kosovës.