75 Mall Live Search
17:17 / E Shtunë, 20 Maj 2023 / C E

Tabela e Superligës, vazhdon gara për barazh

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 35-të dhe të parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani është shpallur sërish kampion i Kosovës pas fitores ndaj Ferizajt, si dhe falë humbjes së Dritës ndaj Malishevës.

Gjilani e ka siguruar pozitën e tretë, që ia mundëson pjesëmarrjen në garat evropiane.

Ndërkaq, për pozitën e katërt deri në fund do të garojnë Dukagjini dhe Prishtina. Kjo pozitë mund t’i hyjë në punë njerës skuadër, për të siguruar daljen në Evropë.

Malisheva e siguroi edhe matematikisht mbijetesën, teksa për pozitën e barazhit do të “luftojnë” Ferizaj dhe Trepça ’89.

Siç dihet, Drenica është skuadra që ka rënë tashmë nga elita e futbollit kosovar.

Tabela pas javës së 35-të: