75 Mall Live Search
18:52 / E Diele, 03 Shtator 2023 / kutia

Tabela në Superligë pas javës së katërt

Është përmbyllur edhe java e katërt në Superligën e Kosovës e futboll me tri ndeshjet e zhvilluara sot.

Ballkani vazhdoi me fitore duke mposhtur Gjilanin 2:1, Drita u ndal nga Dukagjini 2:2, teksa baras dhe pa gola u mbyll edhe sfida mes Llapit dhe Prishtinës.

Pas javës së katërt Malisheva vazhdon të jetë lidere me 9 pikë, aq sa ka edhe Ballkani si i dyti. Kampioni në fuqi ka një ndeshje më pak.

Prishtina është e treta me 8 pikë, një më shumë se Llapi që renditet i katërti.

E fundit dhe pa pikë është Fushë Kosova.

Standings provided by Sofascore