Tabela në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme të javës së 16-të

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të xhiros së 16-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Llapit ka pësuar humbje në ”Zahir Pajaziti”, nga Malisheva me rezutat 0-1, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen tjetër e cila u zhvillua në stadiuin ”Përparim Thaqi” në Prizren, Liria është mposhtur nga Gjilani me rezultat 0-4.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 35 pikë, shtatë më shumë se Llapi, që renditet në vendin e dytë.
Në vendin e tretë ndohet skuadra e Dritës me 25 pikë, ndërsa skuadra e Malishevës ndodhet në vendin e katërt me 23 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Feronikeli ’74 me 15 pikë, Fushë Kosova me 10 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë./IndeksOnline/
