75 Mall Live Search
15:55 / E Shtunë, 10 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Tabela në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme të javës së 19-të

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të xhiros së 19-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Llapit ka fituar derbin ndaj Dritës, me rezutat 0-1, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen tjetër Fushë Kosova barazoi 1-1 me Gjilanin.

Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 40 pikë, tre më shumë se Llapi, që renditet në vendin e dytë.

Në vendin e tretë ndodhet skuadra e Dritës me 34 pikë, ndërsa skuadra e Malishevës ndodhet në vendin e katërt me 29 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 19 pikë, Fushë Kosova me 11 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë./IndeksOnline/