75 Mall Live Search
16:24 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Tabela në Superligën e Kosovës pas tre ndeshjeve të sotme të javës së 21-të

Kanë përfunduar tre ndeshjet e sotme të xhiros së 21-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Drita e ka fituar derbin e javës, duke e mposhtur kampionin në fuqi Ballkanin me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Fitore ka shënuar edhe Malisheva, ku mposhti në udhëtim skuadrën e Prishtinës me rezultat 2-0.

Ndërsa ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit u mbyll me barazim 0-0.

Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 44 pikë, katër më shumë se Llapi dhe Drita.

Në vendin e katërt ndodhet skuadra Malishevës me 35 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 21 pikë, Fushë Kosova me 11 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë./IndeksOnline/