Tabela në Superligën e Kosovës pas tri ndeshjeve të sotme të javës së 12-të

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të xhiros së 12-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Në derbin e javës, Ballkani ka shënuar fitore ndajn Dritës me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Me të njëjtin rezultat, Malisheva e ka mposhtur Prishtinën, ndërsa Gjilani ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Feronikelit ’74.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 29 pikë, shtatë më shumë se Drita e cila renditet e dyta.
Në vendin e tretë ndohet skuadra e Llapit me 20 pikë, ndërsa skuadra e Malishevës ndodhet në vendin e katërt me 16 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Feronikeli ’74 me 11 pikë, Liria me 7 pikë, ndërsa Fush Kosova është e fundit me 6 pikë./IndeksOnline/