Tabela përfundimtare e Premierligës
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sezonit 2018/19 të Premierligës.
Manchester City është shpallur kampion me 98 pikë, një më shumë se Liverpooli që nuk arrinë të triumfoj.
Chelsea përfundon sezonin në vendin e tretë dhe kualifikohet në Ligën e Kampionëve së bashku me Tottenham në vendin e katërt.
Arsenali e ka të sigurt pjesëmarrjen në Europa League por mund të kualifikohet edhe në Campions nëse triumfon në finale të Europa League.
Manchester United sezonin e ardhshëm do të luaj në Europa League duke përfunduar në vendin e gjashtë.
Cardiff, Fulham dhe Huddersfield sezonin e ardhshëm do të garojnë në Championsjip. /IndeksOnline/
