Tabela përfundimtare e Premierligës

Ka përfunduar sezoni 2021/22 i Premierligës.
Manchester City është shpallur kampion në ndeshjen e fundit pasi mposhti Aston Villën, shkruan Indeksonline.
Liverpool është nënkampion derisa përveç këtyre dy skuadrave fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve e kanë siguruar Chelsea dhe Tottenham.
Arsenal dhe Manchester United do të garojnë në Europa League në sezonin e ardhshëm.
West Ham do të përfaqësojë Anglinë në Conference League.
Burnley, Watford dhe Norwich sezonin tjetër do të luajnë në Championship. /IndeksOnline/
