Tabela përfundimtare e sezonit të Superligës

Ka përfunduar sezoni 2021/22 i Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani është shpallur kampion javë më parë dhe përfundon sezonin me 76 pikë, 12 më shumë se Drita që është në vendin e dytë, shkruan Indeksonline.
Suharekasit do të luajnë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve derisa dy skuadrat nga Gjilani dhe Llapi do të luajnë në Europa League.
Malisheva ka përfunduar e teta dhe për të siguruar mbijetesën duhet ta mposht Vushtrrinë në barazh.
Ulpiana dhe Feronikeli në sezonin tjetër do të luajnë në Ligën e Parë. /IndeksOnline/