Tabelë interesante në Grupin e Ballkanit

Ballkani do të jetë lider i Grupit G në Conference League së paku deri javën e ardheshme.
Kampioni i Kosovës sonte arriti fitore në udhëtim te Sivasspori me rezultat 4-3, shkruan Indeksonline.
Në ndeshjen tjetër të këtij Grupi, CFR Cluj ka mposhtur Slavia Prahën pe rezultat 1-0.
Pas këtyre rezultateve të gjitha skuadrat në Grupin G, kanë nga 4 pikë.
Ballkani i prin tabeles për shkak se ka shënuar më së shumti gola se kundërshtarët e tyre, plot 7 gola në tre ndeshje.
Në vendin e dytë renitet skuadra e Sivassporit, pastaj Slavia Praha dhe në fund CFR Cluj.
Në javën e ardhëshme, Ballkani do të luaj përsëri kundër Sivassporit, por kësaj radhe në stadiumin ”Fadil Vokrri” në prishtinë./IndeksOnline/
