75 Mall Live Search
20:50 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / Gj. Sh

Tabilo ”ilaq” për Djokovicin, e eliminon nga turneu i Monte Carlos

Novak Djokovic nuk është në formën e duhur.

Pasi ditë më parë u mposht në finalen e ”Miami Open”, tenisti serb është eliminuar qysh në ndeshjen e parë të turneut të Monte Carlos, shkruan IndeksOnline.

Djokovic pësoi humbje sot nga tenisti kilian, Alejandro Tabilo, me rezultat 2-0 në sete (6-3 dhe 6-4).

Kjo ishte fitorja e dytë për Tabilon ndaj tenistit me më së shumti Grand Slam të fituara, pasi e mposhti edhe vitin e kaluar në turneun e Romës./IndeksOnline/