75 Mall Live Search
12:45 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tabloidi britanik,do të mbrohet ndaj padisë gjyqësore të dukeshës së Sussex-it

Gazeta “Daily Mail” ka njoftuar se do të “mbrohet fuqishëm” nga padia e gruas së princit Harry, Megan, sukeshës së Sussex-it, për shkak të publikimit pa leje të njërës prej letrave të saj private.

Gazeta njoftoi mbrëmë se i qëndron stories së botuar, duke iu referuar botimit të letrës së Megan drejtuar babait të saj.

“Ne në mënyrë specifike mohojmë kategorikisht se letra e Dukeshës është redaktuar në çfarëdo mënyre për të ndryshuar kuptimin e saj,” thuhej në deklaratën e tabloidit.

Firma ligjore e Shillingsit, që përfaqëson dukeshën e Sussex-it, ka ngritur një padi kundër gazetës për gjoja fushatë për të botuar tekste të pasakta që dëmtojnë reputacionin e saj.