75 Mall Live Search
17:11 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tadiq fajëson Vuçiqin: Po humbim përballë Kosovës!

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka drejtuar akuza në drejtim të Presidentit Aleksander Vuciq, për çështjen e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

Ai në një prononcim për FoNet, ka thënë se rrethanat e dialogut tani me Vucqin janë edhe më të këqija, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Vuciq ka bërë gabime duke rrezikuar interesin e shtetit serb.

“Unë mendoj që pakoja e masave që kishim sjellë ishte një bazë e mirë për bisedime në të ardhmen, por gjithçka ishte anuluar dhe ne kaluam në një proces të rrezikshëm që ku po humbim interesat tona elementare në Kosovë, që është pikërisht ajo që Vuçiq po e mohon, se njëra palë do të marrë gjithçka dhe tjetra do të humbas të gjitha”, ka thënë Tadiq.

Ai ka shtuar se beson se gjithnjë e më pak ka hapësirë për të ruajtur dinjitetin e palës serbe dhje për të mbrojtur interesat jetike kombëtare./Indeksonline/