75 Mall Live Search
15:14 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / OSH

Tafaj e konfirmon pas ndeshjes që nuk do të vazhdoj të jetë trajner i Drenicës

Trajneri në detyrë, Johanes Tafaj e ka konfirmuar pas ndeshjes me Dritën që nuk do të vazhdoj të jetë më pjesë e Drenicës.

Ai tha se tek Drenica ka njohur njerëz të mrekullueshëm dhe se shpreson që kjo pikë kundër Dritës të jetë pikë e kthesës, transmeton Indeksonline.

“Patjetër, kundër vendit të parë, vështirësinë e dijshmi. Patjetër që ishim shumë të kënaqur, shpresoj të jetë pika e kthesës sepse është një klub i mrekullueshëm. Besoj se kjo është pika e kthesës. Të punosh tek Drenica është nderë e kënaqësi. Kam njohur njerëz të mrekullueshëm. Po unë vazhdoj të jem stafi i Devollit. Nuk do të vazhdoj të jem, kjo ishte ndeshja ime e fundit tek Drenica”, u shprehë ai./Indeksonline/