75 Mall Live Search
09:56 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / C E

Tahir Batatina ironizon me formacionin e vitit: Vetëm Drita dhe Ballkani kanë luajtur, skuadrat tjera kanë qenë në pushim

FFK-ja ka shpallur më të mirët e vitit për vitin kalendarik që po lëmë pas.

Një sezon i jashtëzakonshëm, me ndërprerje dhe pa prani tifozësh për shkak të  masave që o morën shkaku i përhapjes së pandemisë.

FFK-ja ka zgjedhur edhe formacionin e vitit ku shumica janë përzgjedhur nga Drita dhe Ballkani, dy nga Prishtina dhe një nga Gjilani, shkruan Indeksonline.

Për këtë përzgjedhje i pakënaqur duket të jetë trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Në një prononcim për Indeksonlinen ai ka ironizuar, duke thënë se vetëm Drita e Ballkani kanë luajtur këtë sezon dhe skuadrat e tjera e kanë pasur pushim.

Pasi që ka qenë pandemi kanë luajtur më shumë vetëm Drita dhe Ballkani, skuadrat e tjera kanë qenë në pushim, për këtë arsye është zgjedhur ky formacion”, ka thënë Batatina.

Ai ka veçuar Valmir Veliun i cili, sipas tij e ka merituar të përzgjidhet në njëmbëdhjetshe.

Të gjithë lojtar të shkëlqyer, por Valmir Veliu është nivel tjetër i lojtarit duke i parë cilësitë në krahasim me shumë lojtar të përzgjedhur, por edhe ata janë lojtar të shkëlqyer”, tha trajneri i Llapit.

Batatina ka fajësuar ndryshimin e shpeshtë të trajnerëve për këto zgjedhje.

Ky është mendimi i trajnerëve, por e kemi problem se po ndërrohen shpesh trajnerët dhe nuk po i njohin mirë lojtarët pasi që vlerësimi bëhet për një vit dhe jo për gjashtë muaj”, ka përfunduar Batatina.

Llapi e kishte nisur shumë keq kampionatin, por në ndeshjet e fundit ka marrë shumë pikë dhe është larguar nga zona e kuqe. /IndeksOnline/