Tahir Batatina me licencën “Pro” të UEFA-s, e çon Llapin në barazh

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Dukagjinit me shifrat 3:1 duke siguruar barazhin në ndeshjen e fundit të sezonit në Superligë.
Golat për skuadrën e Tahir Batatinës i shënuan: Ahmed Januzi (2) dhe Arian Hasani, shkruan Indeksonline
Të vetmin për skuadrën e Ismet Munishit e shënoi Erlis Xhemajli.
Me këtë fitore, Llapi konfirmohet si skuadër e barazhit në Superligë.
Ku do ta kërkojë mbetjen në ligë, duke luajtur ndeshjen finale të play-offit ndaj Vushtrrisë./Indeksonline/