75 Mall Live Search
16:06 / E Diele, 16 Mars 2025 / Gj. Sh

Tahir Batatina me Llapin “i japin shkollë” profës Mirel Josa e Suharekës, fiton edhe me karton të kuq

Llapi ka marrë tre pikë të rëndësishme, duke fituar derbin e mbijetesës.

Skuadra nga Podujeva, shënoi fitore pare tifozëve vendas, me rezulat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Të dy golat për Llapin i shënoi futbollisti Ardit Tahiri, në minutat 32’ dhe 82’.

Kujtojmë se skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina luajti me një lojtarë më pak që nga minuta e 43-të, pasi Arbnor Ramadani u ndeshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore Llapi shkon në kuotën e 29 pikëve aq sa ka edhe Suhareka, që renditen në vendin tetë dhe nëntë në tabelë./IndeksOnline/