Tahir Batatina: Ne japim miliona për futbollin, Agim Ademi me miq po e zhvatin në Katar

Trajneri i ekipit të Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi në Facebook ka kritikuar FFK-në që po shpenzojnë paratë që ekipet e Superligës.
Ai ka publikuar një fotografi të stafit të FFK-së ku shihen duke përcjellë stërvitjen e Kombëtares së Kosovës në Katar, transmeton Indeksonline.
Batatina tha se me datën 27 janar kur është Kuvendi i FFK-së do të ketë ndryshime dhe se klubet do të vendosin për futbollin e jo sejmenët e Agim Ademit.
Postimi i plotë i Batatinas:
A janë këta Përfaqësuesit e futbollit të Kosovës që përcjellin stërvitjen e Kombëtares në Katar?
Asnjë përfaqësues i klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë!!
Ne japim miliona në futboll ndërsa zhvatësit e futbollit, pra miqtë e Agim Ademit që marrin meditje e kujdestari më të larta sa të mjekëve, për herë të fundit këtë udhëtim e shijojnë nga parat tona.
Me 27.01.2020 në Kuvendin e FFK-së do të ndodhë ndryshimi. Klubet do të vendosin për futbollin, e jo më këta zhvatësit, sejmenët e Agim Ademit qe nuk perfaqësojnë asnjë klub.