75 Mall Live Search
18:25 / E Enjte, 30 Mars 2023 / Gj. Sh

Tahir Batatina reagon ashpër ndaj Ministrit Hajrullah Çeku

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reguar ashpër ndaj Ministrit të Kulturës, Rinis dhe Sportit, Hajrullah Çekut, pasi nuk kishte pranuar takim me përfaqësuesit e klubeve.

Ai ka thënë se klubet i kanë dërguar ministrit në fjalë dy emaila ku kërkonin takim për të dikutuar rreth ligjit të sponzorizimit dhe licencimin e FFK-së, shkruan IndeksOnline.

Batatina thotë se kjo situatë e krijuar mund t’i sjell problem vazhdimësisë së kampionatit dhe futbollit kosovar pasi nuk është transparente dhe as etike.

”Nuk po e kuptoj nga cila fushë vjen Ministri jonë por dua t’i them se mos takimi me përfaqësuesit e 30 klubeve të futbollit mund t’i sjell problem vazhdimësisë së kampionatit dhe futbollit tonë sepse nuk është transparente dhe as etike mos të takohen përfaqësuesit e klubeve dhe ata që falë tyre Ministri Çeku shkon shikon ndeshje futbolli dhe krenohet me të arriturat e futbollit, kur je ministër je i të gjithëve dhe i sportit dhe nuk e di se çfarë të brengos të takohesh me përfaqësuesit e klubeve, atyre që ua keni vështirësuar punën e së ekzistuarit duke bërë filma dhe duke mos i respektuar as edhe Ligjin për Sponsorizim.

Brenda Ministrisë bëni shkresa të brendshme dhe ngatërroni licensimin me sponsorizimin dhe kjo ka bërë që klubet të mbetën në mëshirë të fatit e këtë Ligj, Qeveritë e kalura e kanë miratuar në kuvend ku ju e mohoni një gjë të tillë dhe bëheni sikurse asgjë nuk dini por i dini të gjitha sepse je Ministër dhe Zoti i shtëpisë.”, ka shkruar Batatina në facebook./IndeksOnline/