Tahir Batatina shijon fitoren e parë këtë sezon, Gjilani në krizë

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Gjilanit, në ndeshjen e vlefshme për javë e shtatë në Superligë.
Tahir Batatina shijon fitoren e parë këtë sezon të ri, shkruan Indeksonline
Golat për ekipin nga Podujeva në stadiumin “Zahir Pajaziti” i shënuan: Axel Gnapi (2), Lulzim Peci dhe Arbnor Ramadani.
Të vetmin për ekipin e Ardian Nuhiut e shënoi Aganspahic.
Llapi me këtë fitore shkon në kuotën e gjashtë pikëve, kurse Gjilani mbetet me shtatë pikë./Indeksonline/