Tahir Batatina tregohet human: Jam i gatshëm të ndihmojë klubet me rregullimin e fushave, Zoti na ka dhënë talentët

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka treguar humanitetin e tij të madh duke shprehu gatitshmërinë për t’i ndihmuar klubet kosovare.
Batatina thotë se është i gatshëm pa asnjë fitim personal, t’u ndihmoj skuadrave kosovare për rregullimin e barit në fushat që ato i posedojnë, shkruan Indeksonline
“Ekipi që kam krijuar në kompaninë time ka përvojën e duhur dhe një staf profesional për të ndërtuar fushat sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s, me një kosto shumë të ulët – vetëm për të ndihmuar futbollin kosovar”, shkruhet në një pjesë të këtij posti
Batatina gjithashtu beson se Zoti na i ka dhuruar futbollistët e talentuar.
“Duke marrë parasysh problematikën e infrastrukturës sportive në Kosovë, veçanërisht të fushave të futbollit, dua të bëj diçka të mirë për futbollin dhe për futbollistët e talentuar që Zoti na ka dhuruar. Deri tani nuk kam dashur të flas për këtë pjesë, por tani jam i gatshëm që të ndihmoj të gjitha klubet sportive, në koordinim me Ministrinë, kuvendet komunale dhe Federatën e Futbollit, për të rregulluar fushat me bari natyral, nga zero deri në përfundim, pa asnjë fitim personal – vetëm për të mbuluar shpenzimet e ekipit tim”, vazhdon shkrimi i trajnerit
Kujtojmë që në Kosovë ka pasur shumë polemika mbi gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Indeksonline/