11:48 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tahir Lushtakut i skadon kontrata me Drenicën, vazhdojnë bisedimet për marrëveshje të re

Trajneri Tahir Lushtaku edicionin e kaluar arriti t’ia siguronte Drenicës qëndrimin në Superligë pa barazh.

Megjithatë ende nuk është e sigurtë që ai do të jetë trajner i ‘kuq e zinjëve’ për stinorin e ri.

“Ende nuk është definitive se do të jem trajner i Drenicës por kryesia është e interesuar që të vazhdojmë bashkëpunimin. Besoj që do të arrihet marrëveshja” deklaroi Lushtaku për Indeksonline.

Sa i përket përforcimeve, Drenica është duke bërë disa ndryshime.

Gjatë këtij afati kalimtar ka transferuar sulmuesin Hasan Hyseni nga Trepça 89 dhe portierin Petrit Tahiri nga Vllaznia e Pozheranit. /Indeksonline/