Tahiri: 0 raste në Vushtrri, po shkojmë sigurt drejt fundit të koronavirusit

Xhafer Tahiri, kryetar në komunën e Vushtrrisë, ka bërë të ditur se sonte asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus në këtë komunë, shkruan IndeksOnline.
Sipas Tahirit, sfida e radhës e Kosovës është rimëkëmbja ekonomike, modernizimi i bujqësisë e transformimi digjital i shoqërisë kosovare
“Edhe sonte 0 raste me Covid 19 në Vushtrri e vetëm 1 rast në krejt Kosovën. Pra po shkojmë sigurt drejt fundit të pandemisë Coronavirus.
Sfida e radhës është rimëkëmbja ekonomike, modernizimi i bujqësisë e transformimi digjital i shoqërisë kosovare. Bashkë mundemi me arritë edhe këtë”, tha ai./IndeksOnline/